LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

LDK-ja dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duhet t’i përmbushë kushtet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në rrethanat e pandemisë së COVID-19.

Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar mendimin e IKSHPK-së rreth mbajtjes së seancës në ambientet e kuvendit, për shkak se aty deputetët nuk mund ta mbajnë distancën sociale sipas kritereve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të cilat i rekomandon të zbatohen edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet të martën kur edhe do të ketë para vetes jo vetëm mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të nënshkruar nga 44 deputetë për rrëzimin e qeverisë, por edhe mendimin e IKSHPK-së. Kryesia do t’i shqyrtojë rrethanat dhe do të vendosë për kohën, vendin dhe formën e mbajtjes së seancës.


Zyra e sekretarit në Kuvendin e Kosovës, tha  se ende nuk ka një vendim lidhur me këtë çështje dhe se sipas tyre, kjo çështje është përgjegjësi e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Është në mandatin e Kryesisë për të përcaktuar hapat që duhet të ndiqen për të thirrur seancën”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra e sekretarit.

Por, pavarësisht rrethanave të krijuara me pandeminë e koronavirusit të ri, Lidhja Demokratike e Kosovës, si iniciuese dhe tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, janë deklaruar tashmë se do të shkojnë në seancë dhe do të votojnë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Kuvendi i Kosovës ka pranuar të premten dokumentin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes së cilit kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas rregullores që përcakton organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së thuhet se mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij.

Në anën tjetër, njohësit e zhvillimeve politike, konsiderojnë se në aspektin ligjor e kushtetues, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, duhet të procedohet.

Sipas tyre, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, deri ditën e mërkurë duhet të vendosë se si do të procedojë tutje me këtë mocion.

Analisti politk, Blerim Vela, tha se kjo çështje fillimisht duhet të vendoset nga kryesia e kuvendit dhe më pas të shihen mundësitë se ku, në cilin vend apo cilën hapësirë, do të mbahet seanca.

“Nuk ekzistojnë kushtet minimale për mbajtjen e seancës duke marrë parasysh se kërkohet që të ketë një distance prej së paku dy metrash mes personave në një hapësirë. Dhe nëse e bëjmë një përllogaritje shumë të thjeshtë e shohim se ajo sallë nuk i përmbushë kushtet sepse kërkohet një hapësirë me së paku 700 deri në 1,000 metra katrorë”, tha Vela.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, thekson ai, e parasheh mundësinë që seanca të mos mbahet vetëm në sallën e kuvendit, por edhe diku tjetër.

“Nëse procedohet mbajtja e seancës plenare, me siguri se do të mbahet në një sallë tjetër e jo në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës. Do të shikohen kushtet që të plotësohen rekomandimet e IKSHPK-së, pra një sallë që ua mundëson deputetëve të jenë larg njëri-tjetrit në distancën dy metra, por edhe përfaqësuesve të qeverisë dhe të tjerëve”, tha Vela.

Sipas tij, Kosova aktualisht është në një situatë të paprecedent dhe se as Kushtetuta e as Rregullorja e Kuvendit nuk e parasheh një gjendje si kjo dhe mundësinë që për shkak të rrethanave të krijuara me pandeminë e COVID-19, të shtyhet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

Ai thotë se e vetmja mundësi, nëse nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, është që deputetët dhe iniciuesi, në këtë rast LDK-ja,t’i tërheqin nënshkrimet nga mocioni.

“Natyrisht që ekziston edhe një mundësi nëse ka marrëveshje politike dhe të gjithë ata që e kanë nënshkruar mocionin t’i tërhiqnin (nënshkrimet) dhe pastaj kjo çështje të mos shqyrtohet në kuvend, pra mbetet në përgjegjësinë e iniciatorëve të seancës që ta kenë parasysh faktin se a dëshirojnë që dhe më tutje ta çojnë përpara mocionin apo thjesht ta shtynë për një datë tjetër, kur të jenë kushtet më optimale për mbajtjen e seancës”, tha Vela.

Qeveria e Kosovës ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partive partnere të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përplasjet mes tyre kulmuan me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit, inicioi më pas mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke i siguruar nënshkrimet nga deputetët e opozitës.

Mospajtimet në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së u shpërfaqën edhe në lidhje me shfuqizimin e tarifës ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë kjo e vendosur nga qeveria e kaluar dhe që ishte bërë pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Qeveria Kurti u ishte nënshtruar nga dita e parë e punës kërkesave dhe thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për shfuqizimin e tarifës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë. LDK-ja kërkoi që Kurti t’u përgjigjej pozitivisht këtyre kërkesave. Por, kryeministri Kurti vendosi që tarifën ta shfuqizojë vetëm pjesërisht për dy javë, duke u zotuar se ajo nga 1 prilli do të hiqej në tërësi.

Kjo kriza qeveritare, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy partive të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike po vjen në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër koronavirusit të ri. Gjendja është treguar alarmante, andaj edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje pandemie./rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori