Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë para 11 vitesh vërtetoi se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një komunikatë për media. LDK thotë se, ky opinion i GJND-së si trup i Kombeve të Bashkuara i dha legjitimitetin e plotë pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës duke e vendosur atë në nivelin e barabartë të shteteve demokratike, të respektuara dhe të pranuara botërisht.

“Përgatitja e duhur profesionale nga ana e institucioneve të Kosovës të asaj kohe, bashkëpunimi me miq strategjik ndërkombëtar, u kurorëzua me opinionin e GJND-së duke zhvlerësuar një herë e mirë çfarëdo pretendimi ligjor të Serbisë mbi Kosovën”, thuhet në komunikatë.

“Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, e miqve ndërkombëtarë, ndërsa roli i LDK-së është i pazëvendësueshëm”, thotë LDK. /Telegrafi/