LAJMI I FUNDIT:

LDK e VV, sërish në takim

LDK e VV, sërish në takim

Gjatë tërë ditës sot është raportuar për një bashkim të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 11 qershorit.

Teksa përmes një komunikate VV deklaroi se do të garojë e vetme në zgjedhje, zyrtarët e këtij subjekti pritet të takohen sërish sonte, në një takim tjetër, me krerët e LDK-së.


Kështu kanë bërë të ditur burime të Telegrafit. Ora dhe vendtakimi ende nuk dihen. /Telegrafi/