LAJMI I FUNDIT:

LDK e gatshme të vazhdojë bisedimet me LVV-në për krijimin e Qeverisë

LDK e gatshme të vazhdojë bisedimet me LVV-në për krijimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e Kryesisë së partisë, të mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë të vazhdojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

Në një komunikatë për media pas takimit të Kryesisë thuhet se, LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.


“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se “LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”.

“LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/