Drejtuesit e Lidhjes Demokratike e Kosovës(LDK) shprehen të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në vend, nëse partneri i madh i koalicionit (PDK) insiston për një gjë të tillë.
Ditë më parë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, siç ka thënë ai, nëse partitë politike në pozitë dhe opozitë dakordohen.
“Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk është fundi i botës, në qoftë se vlerësohet që është në të mirë të vendit”, ka deklaruar Veseli.
Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë për gazetën “Zëri” se koalicioni qeverisës mes këtyre dy partive është duke funksionuar mirë dhe pa probleme. Porse, siç thotë ai, në qoftë se duhet të shkohet në zgjedhje edhe mund të shkojnë.
“Nëse duhet të shkojmë në zgjedhje, shkojmë, nuk është problem. Por, marrëveshjet nuk mund të prishen ashtu. Ato mund të diskutohen, por nuk besoj që koalicioni ka problem. Janë deklarata që kohë pas kohe jepen, edhe Kadri Veseli apo cilido prej nesh lëshon deklarata të tilla”, ka thënë Rugova, i cili thotë se nuk është tradhti nga partneri i koalicionit edhe nëse e prishin marrëveshjen për bashkëqeverisje me PDK-në, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore