Krijuesja e hitit “Sk8er Boi”, lëshoi linjën e saj të veshjeve gjatë vitit të kaluar, ndërsa edhe fansat e rinj të këngëtares së shpejti do të mund të vishen si idhulli i tyre.

“Ne vërtet kemi kapela shumë të bukura me ngjyra zebre dhe me veshë, dhe mendova, ‘Mund ta shtoj edhe një linjë shtesë?’ Pasi vërtet më pëlqejnë ata!”, ka thënë këngëtarja për veshjet e fëmijëve.

Por Lavigne nuk ndalon këtu, pasi ajo është duke e shoqëruar mbretërinë e saj të veshjeve edhe me parfumin e saj që do të emërohet Black Star.