LAJMI I FUNDIT:

Lavdim Krasniqi lirohet nga arresti shtëpiak

Lavdim Krasniqi lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata e Apelit ka liruar nga arresti shtëpiak, ish-drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Masa e arrestit shtëpiak të Krasniqit është zëvendësuar me një masë tjetër, atë të ndalimit të afrimit ndaj vendit apo një personi të caktuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.


“Të pandehurit, masa e arrestit shtëpiak, i është zëvendësuar më atë të ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar. Atij konkretisht i është ndaluar t’i afrohet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe bashkëpandehurës M.B”, tha Jashari për Telegrafin.

Ndryhsem, në fund të marsit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë, për  ndryshimin e masës së paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak, ndaj drejtorit tashmë të suspenduar të Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Lavdim Krasniqi po dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, kurse zyrtarja tjetër, M.B po dyshohet për veprën penale “moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Lavdim Krasniqi lirohet nga paraburgimi
Lexo po ashtu Lavdim Krasniqi lirohet nga paraburgimi

Pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 mars 2021 i kishte caktuar masën e paraburgimit, Lavdim Krasniqit, i njëjti përmes ankesës i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori