Latino vibe në çdo detaj - EL GRITO vjen në Kosovë

Një frymë e re po vjen në tregun tonë, dhe quhet El GRITO - brendi që sjell me vete aromën, energjinë dhe shpirtin e Amerikës Latine.
Me dizajn modern, përbërës cilësorë dhe karakter të guximshëm, El GRITO premton një eksperiencë interesantepër ata që kërkojnë më shumë nga çdo shije.
Emri El GRITO, që në spanjisht nënkupton “bërtima e lirisë”, përfaqëson shpirtin rebel, pasionin dhe ngjyrat që karakterizojnë kulturën latine. Dhe kjo filozofi ndjehet në çdo detaj nga identiteti vizual, deri tek shijet e veçanta që zgjojnë emocione të reja.
Konsumatorët në Kosovë tani kanë mundësinë të përjetojnë këtë energji të re - një kombinim i stilit urban me shpirtin e lirë, përmes produkteve që nuk kalojnë pa u vënë re.
Ky lansim është pjesë e vizionit të Union SHPK, kompanisë që vazhdon të sjellë në treg brendet më të njohura ndërkombëtare, duke vendosur standarde të reja në cilësi, inovacion dhe komunikim me klientët vendas.
Në javët në vijim, El GRITO do të jetë prezent në pikat më të njohura të shitjes, por edhe në ngjarje muzikore e urbane - aty ku takohen energjia, stili dhe jeta e gjallë e një gjenerate që kërkon më shumë.
El GRITO - Bërtima e shijes më të re!















































