LAJMI I FUNDIT:

Latifi kundër mbylljes: Kemi pësuar mjaft humbje

Latifi kundër mbylljes: Kemi pësuar mjaft humbje

Vendimi për mbyllje totale, si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, pritet të merret nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Kjo ka bërë që kjo e fundit të thërrasë në takim kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar që vendi të shkoj në mbyllje totale për disa ditë.

Mirëpo, komuna e Rahovecit nuk po e përkrah një mbyllje totale. I pari i kësaj komune, Smajl Larifi i tha KosovaPress-it se e rrugës do të ishte respektimi rigoroz i masave antiCOVID-19, duke përmendur se pandemia ka shkarkuar dëme të mëdha tek shumë bizneseve.

“Po kemi pasur një takim formal më ministrin Vitia dhe Ministrin, Krasniqi.  Ata paraqitën një tablo te situatës aktuale epidemiologjike se Kosovës, pastaj i kemi paraqitur edhe ne shqetësimet tona, ne që ishim të pranishëm në takim. Kam ngrit shqetësime edhe unë pra ne jemi më shumë për respektimin e masave me rigorozitet të masave që janë aktualisht në fuqi se sa për masa të reja. Në frymën e përpjekjeve për mbrojtën e shëndetit publik edhe ndërmarrjen e veprimeve masave për parandalimin e virusit nuk është që i shërben mbyllja totale tash sepse humbjet janë shumë të mëdha edhe në ekonomi, te ne në bujqësi, e në gastronomi, e në plot sektorë të tjerë. Unë kam kërkuar që të rritet efikasiteti i organeve në nivel komunal dhe organeve në nivel shtetëror të rritet numri i inspektorëve në nivel lokal dhe qendror, të rriten kapacitet e policisë. Pa te rritet përkrahja për organet kompetente në mënyrë që të kemi një siguri që po zbatohen më me rigorozitet më mire masat që aktualisht janë në fuqi. Ne si komunë jemi në zonën e gjelbër dhe tash jemi në fazën e të mbjellave pranverore”, tha Latififi, për KP.

Para kryetarëve të komunave, Latifi thotë se Vitia prezantoi se e gjithë kjo vie pas vlerësimeve që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) duke kërkuar masa ekstreme.

“Sipas ministrit Vitia tash ISHKP ka bërë vlerësimet e veta dhe po kërkon masa ekstreme pastaj u mundu me qenë me i balansuar në paraqitjen e kësaj situate. Mirëpo tash do të shohim se sot në mbrëmje apo pasdite trakti dhe sa janë marrë në konsideratë çështje që i kanë ngritur sot kryetarët e komunave të pranishëm në takimin online. Mos të harrojmë se Asociacioni i Komunave e ka peshën dhe rolin e vet. Ata duhet të japin fjalën e vet, kontributin e vet për komunat dhe duhet të konsultohen më shumë të gjitha komunat dhe çdo vendim për komuna duhet të ndermirët në koordinim me kryetarët e komunave dhe me asociacionin e komunave”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori