LAJMI I FUNDIT:

Latif Merovci propozohet për shef të AKI-së

Latif Merovci propozohet për shef të AKI-së

Agjencia Kosovare e Inteligjencës që nga mesi i muajit dhjetor ka mbetur pa shefin e saj.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.

Hoti ka bërë të ditur se ka dërguar tek presidentja në detyrë Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.


Siç ka kuptuar Telegrafi, për këtë pozitë është propozuar ish-zëvendësdrejtori i këtij institucioni, Latif Merovci.

Hoti thotë se ia ka dërguar Osmanit propozimin për drejtorin e ri të AKI-së
Lexo po ashtu Hoti thotë se ia ka dërguar Osmanit propozimin për drejtorin e ri të AKI-së

Merovci ishte emëruar zëvendësdrejtor i AKI-së në muajin shkurt 2015.

Ai ka ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës.

Merovci prej viti 2000 deri 2009 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese.

Pesë vitet e fundit ka qenë drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ka mbajtur gradën e nënkolonelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori