LAJMI I FUNDIT:

Las Vegasi zbut masat mbrojtëse anti-COVID, kazinotë rihapen me 50 për qind të kapaciteteve – qytetarë të shumtë “vërshojnë” lojërat e fatit

Las Vegasi zbut masat mbrojtëse anti-COVID, kazinotë rihapen me 50 për qind të kapaciteteve – qytetarë të shumtë “vërshojnë” lojërat e fatit

Qindra qytetarë ia kanë mësyrë kazinove në Las Vegas duke provuar fatin e tyre, vend ky i cili ka lehtësuar masat e izolimit, por pamjet e publikuara më poshtë shfaqin turmën që nuk respektonin distancën sociale fizike.

Në anën tjetër guvernatori i Nevadas, Steve Sisolak, ka nënshkruar “hartën e rikuperimit” duke bërë të ditur se hapja e kazinove nënkupton punën me kapacitet nga 35 deri në 50 për qind, transmeton Telegrafi.


Por fluksi i madh i vizitorëve bëri që kazinotë në qytetin e dritave Las Vegas, të stërmbushen dhe pak njerëz të respektojnë distancën fizike.

“I kam bërë disa fotografi për t’ia dërguar të birit në Chicago dhe i thosha se nuk mund të besoj se sa shumë njerëz janë mbledhur jashtë”, ka thënë banorja e Las Vegasit, Laura Amendala, 55-vjeçe.

“Madje nuk kam mundur t’i afrohem parkingut nga turma e vizitorëve. Ishte përtej kapaciteteve të lejuara”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/