Largojeni lodhjen pranverore me masazh, ushqim më të shëndetshëm dhe ngjyra

Lodhja pranverore shfaqet për shkak të adaptimit të trupit në kushtet e reja të motit, më shumë pemëve dhe perimeve dhe jetës më aktive. Gjatë ndryshimit ngadalësoni, hani më shëndetshëm dhe pushoni më shumë.
Shenjat e parë të lodhjes pranverore janë humbja e apetitit, pagjumësia, lodhja konstante, mungesa e optimizmit, humbja e sensit të humorit dhe disponimi i përgjithshëm i keq.
Kjo sindromë është e lidhur me mosbalancimin në trup dhe dobësimin e imunitetit i cili shfaqet pas muajve të gjatë dimërorë, respektivisht për shkak të adaptimit të trupit në kushtet e reja të motit.
Kësaj i shkon në favor edhe fakti që gjatë dimrit hahen më pak pemë dhe perime të freskëta, metabolizmi ngadalësohet, ndërsa absorbimi i materieve ushqyese në organizëm vështirësohet.
Për trup më të fortë
Simptomat e lodhjes pranverore më së lehti parandalohen me ushqim të shëndetshëm me shumë vitamina dhe minerale. Mirë është të hani të paktën një mollë të madhe në ditë, ndërsa gjithsesi duhet të hani bimë bishtajore dhe drithëra që nxisin tretjen.
Reduktoni konsumimin e gjërave të ëmbla, dhe nëse ende ndieni lodhje të madhe, mund të merrni shtesat e vitaminave B12, B6, B1, B2, C, D dhe magnez, të cilat mungojnë më së shpeshti, këshillojnë nutricionistët.
E rëndësishme është të relaksoheni dhe të mos e sforconi trupin të lodhet, veçanërisht në treningë intensivë pas pauzës së gjatë dimërore.
Pushimi i nervave
Për relaksimin e nervave të tensionuara, të cilat reagojnë në zgjimin e natyrës dhe kushtet e ndryshueshme të motit të lidhura me pranverën, mundësojini vetes masazh të këndshëm për gjithë trupin, dush të ngrohtë dhe dëgjimin e muzikës që e pëlqeni. Mos e teproni me obligimet e punës dhe punët e shtëpisë.
Le t’ju gëzojnë rrobat
Me rritjen e temperaturave puloverët e ngrohtë zëvendësohen me fanellat e holla të pambukut, ndërsa më së miri është që të jenë me ngjyra të gëzuara. Veshja e ngjyrave të ndezura, si e portokallta, në mënyrë të dukshme përmirësojnë disponimin, por edhe duken shumë bukur në diell.
Detoksifikimi pranveror
Me detoksifikimin e trupit lirohen materiet e dëmshme dhe me këtë nxitet imuniteti, por edhe sistemi tretës, i frymëmarrjes dhe ai urinar. Disa nga metodat e detoksifikimit janë agjërimi, shtimi i konsumimit të ujit dhe lëngjeve tjera, ngrënia e ushqimit të thatë dhe konsumimi i shtesave të ushqimit.
Gjatë pranverës, shujtë ideale e detoksifikimit janë bimët shëruese, që merren si shtesa në ushqim ose në formë të çajit disa herë në ditë. Rrënja e luleradhiqes, gjethi i rozmarinës, i hithit, etj., veprojnë shumë në mëlçi dhe veshka, sistemet kryesore të filtrimit për toksina dhe organizimit.
Gjatë kohës së detoksifikimit nga ushqimit hidhen kafja, alkooli dhe të gjitha ushqimet e përpunuara, veçanërisht sheqernat.
Rol të rëndësishëm në pastrimin e organizmit ka klorofili, pigmenti i gjelbër nga bimët që nxisin rritjen e baktereve të mira në zorrë dhe tretje. Më së shumti mund të gjendet në gjethet e grurit të ri, elbit, spinaqit, lakrës së gjelbër, prandaj preferohet të hahen disa herë në javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe