LAJMI I FUNDIT:

Largohet nga prodhimi, TT vjen si makinë për të gjitha terrenet (Foto)

Largohet nga prodhimi, TT vjen si makinë për të gjitha terrenet (Foto)

Ndryshim në të gjitha pjesët, por është një model i vetëm

Javën e kaluar, Audi ka bërë të ditur se TT do të largohet ngadalë nga prodhimi, transmeton Telegrafi. Sistemit me djegie të brendshme po i vjen fundi, ndërsa po zëvendësohet me bateri të fuqishme që mbushen me energji elektrike.


Mirëpo, para se gjithçka të përfundojë, këtij modeli i është bërë një përpunim, për ta kthyer në version që nuk e kemi parë deri më tani. Nëpërmjet TT Safari, punonjësit e rinjë e kanë trguar edhe anën e tyre të egër, duke e sjellë një veturë shumë më agresive.

Gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Austri, është prezantuar kjo makinë për të gjitha terrenet, me përpunime të shumta.

Deri më tani, janë shfaqur vetëm imazhet në rrjetet sociale, që tregojnë se si duket Audi TT Safari, por jo edhe të dhënat shtesë. /Telegrafi/