LAJMI I FUNDIT:

Shfuqizohet çmimi “Artist kombëtar” në Maqedoni

Shfuqizohet çmimi “Artist kombëtar” në Maqedoni

Komisioni për kulturë në Kuvendin e Maqedonisë në seancën e dytë me 6 vota “për” dhe 4 “kundër” miratoi propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për artist kombëtar në Maqedoni, në lexim të parë.

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski tha se me ligjin bëhet trajtim jo i drejtë mes artisëve dhe të punësuarve tjerë në kulturë dhe shtoi se shteti duhet të bëjë përpjekje të sigurojë barabarësi për të gjithë dhe jo të favorizojë disa, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Deputetja e OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministre e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, tha se në vend që të bisedohet për kritere të reja dhe më të mira, bisedohet për shfuqizimin e çmimit dhe shtoi se në opinion nuk ka pasur debat për sjellje e këtij ligji.

Nga sjellja e këtij ligji deri sot me këtë titull janë nderuar: Simon Trpçeski, Esma Rexhepova, Boris Trajanov, Ana Durlloovska dhe Nikolla Maxhirov.

Me këtë propozim-ligj shfuqizohet vetëm çmimi, ndërsa artistët që kanë marrë këtë çmim do t’ju vlejë./Telegrafi/