16-vjeçari Xavi Simons thuhet se do të fitojë një milion euro në vit te Paris Saint-Germain.

Barca ka një histori të njohur në prodhimit e lojtarëve. Njëri nga ta është edhe Xavi Simons, i cili kishte qenë në klubin katalunas që nga mosha 8 vjeçare, por u largua befasisht drejt PSG-së.


Megjithatë, duket se transferimi i tij ishte i bazuar në financa. Dhe kjo nuk është për t'u habitur kur zbulon se agjenti i tij nuk është tjetër kush veçse Mino Raiola.

Besohet se Barcelona nuk donte të përputhej me kërkesat e tij, duke nxitur kështu vendimin për të lëvizur.

Tani paga e tij vjetore në PSG ka dalë dhe nuk është për t'u habitur se Barcelona nuk ishin të gatshëm të jepnin.

xavi simons 1

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Simons do të fitojë një milion euro për në vit te gjigantët francezë.

Thënë ndryshe, 16-vjeçari do t'i fitojë 20 mijë euro në javë dhe Barcelona nuk ishte gati t'i paguante këto për një fëmijë. /Telegrafi/

telegrafi sport app