Nuk ka arsye për tu ngutur, pasi tashmë eliminimi ka ndodhur dhe Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës.

Tashmë duhet të analizohet mirë situata pasi nuk ka më kohë për zgjedhje si ajo e Gianpiero Venturas.


Italia duhet të bëhet gati për Kupën e Kombeve që fillon në shtator të vitit 2018.

Gjithçka pritet të fillojë nga presidenti i federatës italiane të futbollit, Tavecchio.

Sipas gjitha gjasave së bashku me Venturan edhe Tavecchio do të largohet, pasi Italia mungon në një turne madhor që nga viti 1958.

Presioni është i madh dhe emrat për ta drejtuar italianë janë rreshtuar.

Tuttosport  ka bërë gati një listë prej gjashtë emrash të trajnerëve italianë që mund ta marrin në drejtim Italinë. /Telegrafi/ Gigi Di Biagio

ita 1

Claudio Ranieri

ita 5

Roberto Mancini

ita 6

Carlo Ancelotti

ita 3

Antonio Conte

ita 2

Massimiliano Allegri

ita 4

telegrafi sport app