Shqiptarët po largohen dhe ky është një problem i madh për bizneset italiane që operojnë në vend. Përfaqësuesit e Confindustria Albania dhe drejtuesit e kompanive i kërkojnë qeverisë shqiptare të ndërhyjë për të ndaluar dobësimin e burimeve njerëzore.
“Forca më e madhe e sipërmarrjeve tona është kapitali njerëzor, janë njerëzit. Janë njerëzit që përcaktojnë forcën e kompanive tona dhe duhet të bëjmë çmos që të punojnë dhe qëndrojnë këtu në Shqipëri.
Kemi shumë të rinj që po largohen në shtete të tjera, le ta quajmë diasporën shqiptare.
Ka shumë njerëz që largohen dhe nuk qëndrojnë, për një sërë arsyesh: sepse s’ka punë, s’ka punë të paguar mirë, sepse ka vështirësi”, tha Sergio Fontana, President i Confindustria Albania.
Confindustria kërkon investime në sistemin e arsimit dhe incentiva për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe ofrimit të shërbimeve për jashtë, duke ulur sa më shumë kostot për trajnimin e punonjësve.
“Formimi dhe trajtimi i vazhdueshëm i kapitalit tonë njerëzor, së bashku me një politikë të vlefshme të mirëqenies sociale, por edhe me anë të rritjes së pagave, do të bëjnë që të rinjtë tanë të qëndrojnë këtu dhe të krijojnë vlerë për ne dhe për shtetin shqiptar”, shtoi Fontana.
Një numër i madh kompanish italiane operojnë në fushën e eksportit të shërbimeve si call center dhe data entry, por Confindustria vlerëson se Shqipëria ka potencialin për t’u kthyer në një pikë referimi në Europë edhe për shërbime të tjera si financa dhe kontabiliteti, zhvillimi i softuerëve, siguria kibernetike, etj./A2 CNN
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës
Nuk u lejuan të hyjnë në takimin e Ramës në Milano, flasin studentët e Diasporës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës