LAJMI I FUNDIT:

Largimi para kohe nga Real Madridi: A po i thotë lamtumirë futbollit Eden Hazard?

Largimi para kohe nga Real Madridi: A po i thotë lamtumirë futbollit Eden Hazard?

Real Madrid dhe Eden Hazard më në fund kanë arritur një marrëveshje, ku lojtari është lënë i lirë nga klubi mbretëror.

Dështimi më i madh në historinë e klubit dhe Real Madridi i dha fund bashkëpunimit një vit para se të skadonte kontrata dhe belgu do të mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Ky lajm është bërë i ditur nga mbretërit që do t’i paguajë Hazardit vitin e fundit të kontratës dhe do t’i japë letrat që të shkojë ku të dojë.


Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta
Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi largon dhe falënderon Eden Hazardin me një komunikatë me tre rreshta

Mediat spanjolle shkruajnë se belgu do të vendosë se çfarë do të bëjë në orët e ardhshme dhe ka shumë gjasa që të marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës, vetëm në moshën 32-vjeçare.

Në vitin 2019, Eden Hazard mbërriti në Real Madrid si një përforcim i madh. Ai u pagua 100 milionë euro te Chelsea, por belgu nuk tregoi asgjë në “Santiago Bernabeu”.

Këtë sezon ai luajti 10 ndeshje dhe shënoi një gol. Në total ka luajtur vetëm 76 ndeshje me fanellën e Los Blanocs, ku shënoi shtatë gola dhe dhuroi 12 asistime.

Eden Hazard ka qenë pjesë e Realit për katër sezone, më të cilët ka fituar 8 tituj. Një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, një Superkupë Evropiane, dy La Liga, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa Spanjolle ishin trofetë që belgu fitoi.

Për Chelsean ai ka luajtur 352 herë me statistika të jashtëzakonshme, ku shënoi 110 gola dhe dhuroi 92 asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

La Liga
Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Ndërkombëtare
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Kalo në kategori