Nga: Nick Cave Përktheu: Fadil BajrajPër ty e dashur, unë kam lindur Për ty jam rritur Për ty kam jetuar dhe për ty do të vdes Për ty po vdes tash Ti ishe e dashura ime e vogël e trentë Në një botë ku të gjithë shkërdhejnë të gjithë të tjerët Ti që je shumë larg prej meje Larg meje Shumë larg prej meje Përtej njëfarë deti të ftohtë neurotik Larg meje Do të flisja me ty për të gjitha çështjet Me një buzëqeshje ti do të përgjigjeshe Atëherë dielli do të braktiste fytyrën tënde të bukur Ndërsa ti do të tërhiqeshe para syve tu Vazhdoj të dëgjoj se punët po të shkojnë mbarë Shpresoj se zemra të rreh e lumtur në gjoksin tënd të mitur Ti je shumë larg prej meje Larg meje Larg meje Nuk ka njohuri ama unë e di Nuk ka asgjë për të mësuar nga ai zë bosh Që lundron drejt meje nëpër linjë Nga qesharakja te sublimja Më vjen mirë që dëgjoj se punët të shkojnë mirë Por vërtet nuk mund të gjesh dikë tjetër t’i telefonosh e t’i tregosh A ta ka ndier ndonjëherë për mua? A ishe ndonjëherë afër meje kur kisha halle? Shumë larg prej meje Më the se do të qëndrosh pranë meje Në ditë të bardhë e të zezë Këto ishin bash fjalët e tua Mikja ime sall për qelepirosje Ti ishe e dashura ime e patrembur Si u futa në telashe u ktheve me vrap te nëna Shumë larg meje Larg meje I pezulluar në detin tënd të zymtë dhe pa peshk Larg meje Larg meje