LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Luan Gjokaj, shqiptar nga Mali i Zi dhe ekspert në fushën e teknologjisë, ka shfrytëzuar përvojën e fituar ndër vite duke punuar në Zvicër dhe në brende të mëdha si Coca-Cola, Audi, Volkswagen, P&G, etj. në mënyrë që të krijojë diçka që i mbledh të gjithë shqiptarët në një platformë të vetme.

Platforma e quajtur “Toskë e Gegë” është krijuar për të mbledhur dhe kategorizuar ueb-lidhjet nga të gjithë shqipfolësit e Evropës Juglindore – duke përfshirë diasporën.

Misioni i kësaj platforme është që t’i afrojë të gjithë shqiptarët, duke u dhënë hapësirë të barabartë si atyre nga Prishtina, Tirana, Medvegja, Shkupi, Tuzi i Malit të Zi, etj.

Thënë më thjesht, të gjitha lajmet për shqiptarët e Evropës Juglindore tani mund t’i lexoni në një platformë të vetme, e të cilat mund t’i ndani sipas kategorisë apo shtetit.

Kategoritë janë të ndara në: Lajmet më të fundit; Lajmet më të votuara; Lajmet nga shtetet e Ballkanit ku jetojnë shqiptarët dhe diaspora.

Platforma po ashtu ofron edhe një ballinë automatike, ku mund t’i ndiqni të gjitha portalet kryesore në gjuhën shqipe.

E ardhmja e platformës “Toskë e Gegë

Me një vizion të vetëm që shqiptarët të bashkohen përmes internetit dhe të jenë të përditësuar me informacionet për shqiptarët kudo që jetojnë, planet e platformës “Toskë e Gegë” përfshijnë edhe krijimin e komunitetit ku mund të shprehet mendimi i lirë, të shpërndahen lidhjet, të komentoni e të votoni gjëra të interesante në uebin shqiptar!

Vlen të ceket se themeluesi i kësaj platforme, Luan Gjokaj, njëherazi është edhe fitues i 22 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare, ku mund të veçohet çmimi “Business Gold” nga Best of Swiss Web.

Telegrafi.com, si portali i parë shqiptar, i vlerëson iniciativat e tilla që për qëllim kanë bashkimin e shqiptarëve, prandaj edhe ka lidhur partneritet me platformën “Toskë e Gegë”.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Logo për HTML5

Logo për HTML5

Teknologji
Kalo në kategori