LAJMI I FUNDIT:

​Lansohet Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit

​Lansohet Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit

Ministria e Drejtësisë ka lansuar Projektligjin e ri për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Me këtë projektligj Agjencia Kundër Korrupsion do të ketë më shumë rol parandalues sesa hetues. Agjencia do të merret me hetimin e rasteve që lidhen me mbrojtjen e sinjalizuesve, pastaj rastet që kanë të bëjnë me konflikt interesi si dhe rastet që dalin nga deklarimi i pasurisë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli në një konferencë për media kanë bërë lansimin e këtij projektligji.


Ministri Selimi ka treguar se grupi punues i themeluar për hartimin e projektligjit është i mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), zyra e UNDP dhe zyra e BE-së.

Ai ka treguar se me çka do të merret ky projektligj.

“Në versionin aktual të projektligjit janë të trajtuar të gjitha çështjeve që i referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara në dispozitat përkatëse ligjore qe që i referohen agjencisë. Synimi i kamotshëm për të përqendruar kompetencat e agjencisë në kushtet e parandalimit për t’i ikur çfarëdo dualizmi të kompetencave në organet tjera ligj zbatuese është arritur me këtë projektligj duke shënuar një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Nëpërmjet këtij projektligjit Agjencia mveshet me kompetenca të qarta në funksion të parandalimit të korrupsionit duke përcaktuar përfundimisht një kornizë efektive antikorrupsion dhe në anën tjetër përcakton kompetencat ligjore të agjencisë në fushën e parandalimit të korrupsionit e veçanërisht në fushën e hetimeve administrative në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave dhe çështjet që ndërlidhen me sinjalizuesit”, tha ai.

Ndërkohë ai tha se pas marrjeve të deklaratave përkatëse projektligjin do ta procedojnë në qeveri për miratim dhe pastaj në Kuvend e Kosovës.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli ka treguar se cilat do të jenë kompetencat shtesë të agjencisë.

“Agjencia në të ardhmen do të ketë më shumë rolin parandalues sesa hetues mirëpo Agjencia do të merret vetëm me hetimin e rasteve që lidhen me mbrojtjen e sinjalizuesve, pastaj me konflikt interesi dhe rastet që dalin nga deklarimi i pasurisë. Kjo është fushe veprimtaria e agjencisë, nuk do të merret me hetimet të pavarura të korrupsionit që deri më tash ka trajtuar rastet të korrupsionit. Kryesisht do ta ketë fokusin e parandalimit. Po ashtu agjencia për parandalimin e korrupsionit do të merret me hartimin e planeve të integritetit dhe monitorim. Do të merret vetëm me monitorim të strategjisë sepse në të ardhmen do t’i kaloj qeverisë. Po ashtu do të merret me zbrazësitë ligjore në legjislacion. Do të merret me vlerësim të rrezikut antikorrupsion dhe me sensibilizimin çështjen e korrupsionit”, tregoi ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori