Lansohet platforma Solaborate – rrjeti i parë social dedikuar profesionistëve të teknologjisë

Të marten u lansua në verzionin beta platforma Solaborate që iu mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbimeve.
Solaborate u lansua sot (e marte) në Los Angeles në Kaliforni (ShBA). Menaxhmenti i Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), njoftoi se deri tani nga investitorë engjëll dhe investitorë të tjerë, ka arritur që të mbledhë kapital fillestar në një vlerë prej mbi 1 milion dollarë amerikanë.
Solaborate është një rrjet social që iu mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbimeve.
Lansimi i verzionit beta të Solaborate iu ofron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjetet dhe shërbimet e duhura për bashkëpunim në kohë reale –mes punëtorëve të një kompanie, por edhe mes punëtorëve të kompanive të jashtme – gjë që i zgjidhë problemet biznesore.
Profesionistët e teknologjisë tashmë mund të bëjnë pyetje, ndajnë dokumente, prezantime, të komunikojnë përmes Chat-it, të mbajnë video-konferenca, dhe të ofrojnë praktikat më të mira, të gjitha këto mundësohen brenda kësaj platforme.
Solaborate ju mundëson përdoruesve që të komunikojnë në çdo çast mes vete, që të njihen dhe të përcjellin profesionistë dhe kompani të tjera të teknologjisë, produktet dhe shërbimet e tyre. Përdoruesit e Solaborate mund të kenë qasje në njohuri, të kërkojnë dhe aplikojnë për mundësi punësimi, të ofrojnë komente, të shikojnë demo-verzione, dhe shumë gjëra të tjera.
E ndërtuar në Microsoft Windows Azure cloud computing, HTML5, WebSockets protokolin WebRTC për komunikim në kohë reale, Solaborate është një platformë e lehtë për tu përdorur e bazuar në një interface të bazuar në ueb që poashtu integrohet me kanalet ekzistuese të mediave sociale si LinkedIn, Facebook, Google+ dhe Twitter.
Karakteristikat kyçe të Solaborate përfshijnë:
• Video-chatin një-me-një dhe biseda grupore me klientë, ekspertë dhe përfaqësues të produkteve gjithnjë pa patur nevojë për shkarkim të softuerit ose plug-init të bazuar në WebRTC
• Shikimin, krijimin dhe demonstrimin e verzioneve demo të produkteve dhe shërbimeve
• Bashkangjitjen ose krijimin e grupeve përdoruese, ku përdoruesit mund të ndajnë përmbajte dhe të marrin pjesë në diskutime.
“Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndani informata ose të rrjetëzoheni me të tjerë, por ju nuk mund të bashkëpunoni në real-time”, thotë Labinot Bytyqi themelues dhe CEO i Solaborate. Bytyqi poashtu tha se “duke inkorporuar më të mirat nga mediat sociale, si dhe duke i sjellë ato një hap më tej Solaborate e bën më të lehtë ndarjen e informatave të rëndësishme nga platforma qendrore tek pjesëmarrësit, kolegët, shitësit dhe klientët. Ne jemi duke ndërtuar një komunitet rreth produkteve dhe shërbimeve brenda një vendi të dedikuar për profesionistët e teknologjisë”.
Për më shumë informata ju lutem vizitoni www.solaborate.com ose klikoni për të parë demo-verzionin e platformës Solaborate
Solaborate është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK) që nga janari 2013. Inkubatori i ICK-së i ka 17 ekipe me 55 pjestarë.
Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale “Dynatomics”

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus – befason përgjigja e tij

‘Frikë’ nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja