LAJMI I FUNDIT:

Lansohet aplikacioni “Dhuro Gjak”

Lansohet aplikacioni “Dhuro Gjak”

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha sot se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rrisë mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për t’iu dhënë përgjigje kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u jap zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite.

Ministri Ismaili këto komente i bëri gjatë lansimit të platformës dhe aplikacionit “Dhuro Gjak”, që është realizuar si bashkëpunim midis MSh-së, UNICEF-it përmes “Innovation Lab Kosova” dhe Institutit Riinvest.


“Një aplikacion i cili problemeve të shtresuara për vite me radhë ju jep një zgjidhje moderne. Për mua do të jetë një lehtësim shumë i madh, do të jetë një mundësi të shohim se cilat janë mungesat e rezervat tona. Me këtë besoj që inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri të na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, tha Ismaili.

James Mugaju, zëvendësshef i Zyrës së UNICEF-it, premtoi që do ta vazhdojnë përkrahjen e ideve inovative në mënyrë që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi përkrahur këtë projekt. UNICEF ka punuar gjithmonë që këto ide t’i bëjnë në produkt. Mundësia e zhvillimit të zgjidhjeve sociale për çështjet komplekse është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me inovacionin”, tha ai.

Se ky aplikacion do të jetë ndihmë për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut e tha edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Zhubi.

“Çdo inovacion sigurisht se është i mirëseardhur për punën tonë, për mënyrën se si e kanë dizajnuar”.

Zhubi tha se shpreson që ky aplikacion të ndikojë në rritjen e numrit të vullnetarëve që dhurojnë gjak në Kosovë.

Ajo bëri të ditur se gjatë Javës së dhurimit vullnetar të gjakut që do të përmbyllet të premten ka pasur rreth 1000 dhurues vullnetar të gjakut.

“Dhuro Gjak”, është një platformë online, e cila do ka për qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke përdorur një aplikacion online, i cili ndihmon Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të rris numrin e dhuruesve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori