LAJMI I FUNDIT:

Lansimi i iPhone 12 nuk pritet të ndodhë si zakonisht gjatë muajit shtator

Lansimi i iPhone 12 nuk pritet të ndodhë si zakonisht gjatë muajit shtator

Sipas të gjitha gjasave, iPhone 12 do të lansohet në fund të vitit

Raport i ri i Bloomberg, e ka cituar drejtorin e përgjithshëm të Broadcom, Hock Tan të ketë thënë se një prodhues “i madh i telefonisë celulare të Amerikës së Veriut” mund të përjetojë një “vonesë të madhe të ciklit të produktit”, transmeton Telegrafi.

Broadcom është një nga furnizuesit e çipave për iPhone, teksa raporti thekson se Tan i referohet shpesh Apple në këtë mënyrë.


Mësohet se Broadcom zakonisht ka një rritje të të ardhurave në tremujorin e tretë fiskal të vitit, kur iPhone hyjnë në prodhim masiv, derisa edhe lansimi i këtij smartfoni ndodhë në muajin shtator, bazuar në përvojat e kaluara.

Por këtë vit, Broadcom nuk pret të shohë rritjen e të ardhurave deri në tremujorin e katërt fiskal të kompanisë, tha Tan gjatë një tele konference që kishte për bazë të ardhurat.

Mashable raporton se tremujori i tretë fiskal i Broadcom, është i ndryshëm nga tremujori i tretë i kalendarit, pasi zgjat nga maji deri në korrik.

Shënimet e Tan nënkuptojnë se Apple do të fillojë prodhimin masiv të iPhone 12 më vonë se zakonisht, që do të thotë se është një nisje e vonuar, ndoshta në tetor ose edhe pas kësaj.

Në muajin prill, Wall Street Journal raportoi se Apple po shtyn prodhimin në masë të iPhone 12 për rreth një muaj. Raporti i muajit mars i Nikkei, sugjeroi një ndryshim edhe më drastik, me pretendimin që ndoshta do të vonohej për disa muaj.

Të gjitha raportet, pretendojnë se kriza e shkaktuar nga pandemia dhe mbyllja që pasoi, kanë bërë që të vonohet shumë prodhimi i iPhone 12, ndërsa edhe lansimi pritet të mos ndodhë me kohë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Teknologji
Kalo në kategori