LAJMI I FUNDIT:

Land Rover premton një Defender të ri me teknologji shumë më të avancuar (Foto)

Land Rover premton një Defender të ri me teknologji shumë më të avancuar (Foto)

Megjithëse shumë i pëlqyer, Defenderit të vjetër i ka ardhur fundi

Të ndërtuarit e një Land Rover Defender që nga fillimi, është një përkushtim shumë i madh, transmeton Telegrafi.


Kjo është arsyeja që prodhuesi britanik, po i merr kohë ky projekt. Por, pasi të jetë përfunduar, i riu do të ketë nivel të lartë teknologjie, që do të jetë vite drite më i avancuar se i vjetri, të cilin pritet ta zëvendësojë.

“Teknologjia do të jetë e përhershme në Defender të ri, gjithçka do të jetë moderne. Sistemi i funksionimit të brendshëm, synon emetim sa më të ulët të CO2”, ka thënë Ralf Peth, udhëheqës kryesor në Jaguar Land Rover.

Sipas këtyre pretendimeve, Defenderi i ri pritet të ketë nivel shumë të lartë të teknologjisë dhe mundësi të vozitjes autonome, që i mungonin të vjetrit. Por, duhet të jetë shumë më popullor dhe me dizajn modern – në mënyrë që të konkurrojë me Jeep Wrangler dhe Mercedes G-Class.

Prej se është lansuar Defender më 1983, Land Rover ka bërë vetëm ndryshime minimale në të, pos ndryshimit më të dukshëm në modelin e vitit 2011. /Telegrafi/