LAJMI I FUNDIT:

Land Rover goditi një Toyota të vogël, por nuk ka kaluar mirë

Land Rover goditi një Toyota të vogël, por nuk ka kaluar mirë

Disa nga faktorët që ndikojnë në popullaritetin e SUV-ve janë një ndjenjë sigurie dhe një iluzion i rremë fuqie. Fatkeqësisht, disa njerëz mendojnë se edhe teknologjitë më moderne nuk mund ta kundërshtojnë fizikën.

Vërtet, me zhvillimin e teknologjisë, sot SUV-të janë bërë më të qëndrueshëm për t’u drejtuar, por kjo nuk do të thotë që është e vështirë t’i rrokullisësh.


Edhe shoferi i Land Rover-it të bardhë e ka përjetuar këtë “në lëkurën e tij”.

Me të mbërritur në një rrethrrotullim në Birmingham, shoferi i një Land Rover Discovery Sport pa një Toyota dhe më pas vendosi të ndryshojë korsinë për të shmangur turmat.

Sidoqoftë, gjatë rirregullimit, ai goditi pjesën e pasme të Toyota GR Yaris.

Nisur nga pamjet, dëmtimi i Land Rover-it është i madh dhe përfshin pjesë të karrocerisë, xhamin dhe sigurisht parakolpin, me të cilin është bërë kontakti i parë.

Megjithatë, gjëja më interesante është se Toyota doli nga “ky sulm” i papritur pa ndonjë dëmtim të konsiderueshëm. /Telegrafi/