LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Discovery Sport është duke fshehur një sekret të madh (Foto)

Land Rover Discovery Sport është duke fshehur një sekret të madh (Foto)

Nuk është vetëm një SUV me djegie të brendshme

Discovery Sport është një prej modeleve, ekstrem të rëndësishme për Land Rover, transmeton Telegrafi.


Prej se është lansuar më 2014, ka qenë shumë i pëlqyer dhe ka marrë vlerësime pozitive. Por, pas katër vitesh në treg edhe pse është ende i kërkuar, i nevojitet freskim.

Një prototip që është parë teksa testohej, fshihte të gjitha pjesët e eksterierit nën shtresën për kamuflazh, ndërsa tregon një element shumë të rëndësishëm. Në xhamin e përparmë, vërehet tiketa me ngjyrë të verdhë të ndezur ku shkruan ‘Hibrid’.

Ky besohet të jetë edhe sekreti i këtij Land Rover Discovery Sport, që nuk pritet të jetë një SUV me djegie të brendshme dhe mundësi të mbushet me rrymë. /Telegrafi/