LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender i ri, do ta vë në hije modelin G-Class (Foto)

Land Rover Defender i ri, do ta vë në hije modelin G-Class (Foto)

Kështu mendon njëri prej drejtuesve të kompanisë Land Rover

Richard Woolley që është njëri prej drejtuesve të kompanisë Land Rover, ka thënë se ishte gabim që Defender i ri, nuk u prezantuar në panairin e Gjenevës, së bashku me Mercedes-Benz G-Class, transmeton Telegrafi. Shumë njerëz mund të pyesin pse. Meqenëse G-Class i ri, i ka të gjitha pjesët e reja, prej fillimit deri në fund, nuk dallon aspak prej modelit të tanishëm. Woolley mendon se ky ishte një gabim nga Mercedes, teksa evoluimi i Defender, do t’i mahniste të gjithë.


“Provova ta analizoj në detaje, se çfarë ka të re te G-Class. Secili panel ishte i ri, por krejtësisht i njëjtë me të tanishmin. Po që se do ta prezantonim bashkë me të, shumë lehtë mund ta linim në hije” ka thënë i bindur Wooley. Në Geneva Motor Show 2018, është vërejtur mungesa e Defenderit të ri, i cili është larguar nga prodhimi para tri vitesh, ndërsa ishte paralajmëruar se do të lansohej gjatë kësaj kohe.

Pritet që kjo makinë të ketë linja krejtësisht të reja, ndërsa është gati dhe mund të prezantohet gjatë fundit të vitit në Shtetet e Bashkuara. Thuhet se do të jetë krejtësisht i ndryshuar, por duke ruajtur principet që Defender i ka pasur deri më tani. /Telegrafi/