Lamtumirë motorëve me djegie, Jaguar nis një epokë elektrike

Jaguar dëshiron të dalë nga hija e BMW-së dhe të ndjekë Bentleyn duke u ngritur në treg përmes një ribrendimi të guximshëm.
Po i jep lamtumirë motorëve me djegie të brendshme njëherë e përgjithmonë, duke u fokusuar në elektrifikimin e modeleve.
Duhej ta shihnim modelin e parë të prodhimit të kësaj epoke të re para fundit të vitit 2025, por zbulimi i tij është shtyrë për më vonë këtë vit.
Por nuk është gjithçka kaq e zymtë.
Andreas Everschneider, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Shitësve Gjermanë të Jaguar dhe Land Rover, është optimist.
“Fillimi i ri është një mundësi. Por nuk e dimë çfarë të presim, sa i madh është tregu apo cilët klientë do ta blejnë automjetin”, tha ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































