Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të vozitjes, respektim të sinjalistikës së vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugje të lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.