Komunikacioni në të githa rrugët e Maqedonisë, kryesisht po zhvillohet në rrugë të thata, përçev vendeve malore. LAMM rekomandon se për shkak të temperaturave të ulëta, është e mundur paraqitja e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e veturës, shpejtësi të përshtatshme dhe respektim të shenjave rrugore. Në grykat malore është e mundshme paraqitja e rrëshqitjeve të tokës, sidomos në rrugët: Koçani -Mak. Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, D. Kapi - Udovë Katllanovë - Veles, Krushevë - Resnjë dhe Demir Hisar - Bukovë.


Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. /Telegrafi/