LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini tregon pa dashje, pamjen që do ta ketë Urus i ri (Video)

Lamborghini tregon pa dashje, pamjen që do ta ketë Urus i ri (Video)

Derisa po afrohet prezantimi zyrtar i modelit të ri Urus, kompania Lamborghini po lanson pamje të reja, teksa tregon lëvizjen e makinës SUV në të gjitha terrenet.

Gjatë shfaqjes se si vozitet me shpejtësi nën komandën corsa, që në gjuhën italiane nënkupton garë, është shfaqur pa dashje edhe pjesa e jashtme e veturës, transmeton Telegrafi.

Menjëherë është intervenuar që të fshihet kjo pjesë, por tashmë fotografia është marrë dhe shihet dukja pa shtresën për kamuflazh.

Më poshtë mund të shihni shkathtësitë e këtij Lamborghini, derisa shpejton nëpër pistat e lakuara që janë për gara. /Telegrafi/