LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini do të rivalizojë me Aston Martin në La Mans

Lamborghini do të rivalizojë me Aston Martin në La Mans

Rivalitet serioz, ndërmjet dy kompanive të fuqishme

Adhuruesit e hiper-makinave, pritet të shohin në Le Mans të vitit që vjen, një Lamborghini të ri, shumë më të fuqishëm, meqenëse organizatorët kanë ndryshuar rregullat, transmeton Telegrafi.


Meqenëse lejohen të bëhen edhe më të shpejta makinat e lejuara për rrugë, kompania italiane do ta ndërtojë një hiper-makinë të fuqishme, për të cilën ende nuk është bërë e ditur.

Stefano Domenicali është shefi i kompanisë Lamborghini, që ka bërë të ditur se do t’i hyjë garës së vitit që vjen në Le Mans, me një makinë shumë të shpejtë. “Jemi duke i shqyrtuar rregullat e reja, që lejojnë më shumë se më herët, Pastaj, do të llogarisim nëse kemi interes për pjesëmarrje” ka thënë Domenicali.

Në Le Mans që zhvillohet gjatë vitit që vjen, pjesëmarrjen e ka bërë të ditur Aston Martin, që do të prezantohet me Valkyrie. Kjo nënkupton se Lamborghini do të rivalizojë me Aston Martin, si dhe vetura tjera që do të bëhen pjesë e kësaj gare që është shumë e pëlqyer. /Telegrafi/