LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini përfundoi nën Honda, faji i shoferit të makinës së 200 mijë eurove (Foto)

Lamborghini përfundoi nën Honda, faji i shoferit të makinës së 200 mijë eurove (Foto)

Për fat të mirë, aksidenti bizar nuk e la ndonjë të lënduar

Skena e pazakontë që është parë në Çikago të Shteteve të Bashkuara, e tregon një Lamborghini Huracan Spyder, që ndodhet poshtë një Honda Civic, transmeton Telegrafi.


Aksidenti bizar, nuk është si pasojë e shoferit të Hondas, por pikërisht të atij që ishte prapa timonit të makinës që 200 mijë eurove.

Dmitry Richie ishte duke shkuar me bashkëshorten në restorant, kur ngatërroi pedalin e gazit më atë të frenimit. Shpejtësi që ka Lamborghini, bëri që të përplaset me fuqi të madhe dhe të hyjë nën makinën që ishte përpara.

“Të gjithë po mendojnë se shoferit i Hondas, ka bërë vozitje të ngathtë dhe shkaktoi aksidentin e çuditshëm. Në fakt ai nuk dinte çfarë po ndodhte” thuhet në raport.

Ky aksident është në mesin e shumë të tjerëve, që shkaktohet nga shoferët me shumë pak shkathtësi mbi makinat e fuqishme sportive. /Telegrafi/