LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Aventador vazhdon të jetë modern, ndërsa këto rrota me porosi e bëjnë akoma më atraktiv (Foto)

Lamborghini Aventador vazhdon të jetë modern, ndërsa këto rrota me porosi e bëjnë akoma më atraktiv (Foto)

Lamborghini Aventador është pesë vjet i vjetër, mirëpo vazhdon të jetë veturë tejet moderne.

Ndoshta, Murcielago SV që është paraardhës i Aventadorit, ishte një model më i veçantë, porse mprehtësia, linjat dhe aerodinamika e Aventadorit janë shumë më të përparuara.


Sidoqoftë, në këtë artikull do të vëmë në pah rrotat e dy Aventadorëve që e bëjnë këtë veturë tejet të bukur, të fuqishme dhe mbresëlënëse.

Rrotat e Aventadorit kanë veçantinë e vet.
Rrotat e Aventadorit kanë veçantinë e vet.

Theksojmë se Lamborghini Aventador është veturë sportive e prodhuar nga prodhuesi italian, Lamborghini, njofton Telegrafi. Për herë të parë u ekspozua në Sant’Agata Bolognese, ndërsa pesë muaj më pas (më 28 shkurt 2011) u promovua në Panairin e Gjenevës, kurse shitja filloi në pjesën e dytë të atij viti.

Gjatë këtij muaji, Lamborghini lanson një model misterioz në LA Motor Show (Video)
Lexo po ashtu Gjatë këtij muaji, Lamborghini lanson një model misterioz në LA Motor Show (Video)

Deri në mars të vitit 2016, Lamborghini ka prodhuar 5.000 Aventadorë. Motori është V12, 6.5 L, kurse shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 2.9 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 370 km/h. /Telegrafi/

lam1

lam2

lam3

lam4

lam5

lam6

lam7

lam9

lam10