LAJTHITJA

Ilustrim
Poezi nga: Giovanni Corona
Përktheu: Maksim Rakipaj
Asgjë s’kemi tonën, as edhe hamendjen
që na dallon nga një fije bari.
Jeta është shkak me qenë bashkë,
krah njëri tjetrit, në tërë këtë vetmi
të çmendur, në kërkim buzësh,
të vdekur në ndonjë stol, me sy të zbrazët duke këmbëngulur në lajthitjen që jemi gjallë.
Nga
Telegrafi
09/12/2025





















































