LAJMI I FUNDIT:

Lajme të këqija vijnë nga Brukseli – Spanja thotë se Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit (Dokument)

Lajme të këqija vijnë nga Brukseli – Spanja thotë se Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit (Dokument)

Në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian do të paraqesë një Strategji për Ballkanin. Ndërsa në prill, Komisioni do të publikojë Raportin e Zgjerimit dhe Stabilizim-Asociimit, të cilin Këshilli do të analizojë.

Dhe kur flitet për zgjerim, gjithsesi na shkon mendja edhe tek anëtarësimi i Kosovës në familjen e shteteve evropiane.

Por siç duket, sikurse me mos njohjen e pavarësisë së Kosovës, Spanja ka vendosur që edhe në këtë drejtim të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.


Së paku ky vlerësim mund të nxirret nga një dokument të cilin e disponon Telegrafi, në të cilin Spanja kundërshton përdorimin e termit WB6 (shkurtesë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor).


“Koncepti i WB6 nuk i përshtatet dinamikës së zgjerimit. Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit dhe ka kuadrin e vet të diferencuar të marrëdhënieve – domethënë, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, Spanja beson se është e nevojshme të krijohet një dallim i qartë ndërmjet procesit të zgjerimit, i cili ka orarin e vet, procedurat dhe objektivat, si dhe strategjinë politike për Ballkanin Perëndimor, që përfshihen në fushën e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët (CFSP) dhe ndjek logjikën e saj.

“Zgjerimi nuk duhet parë si një mjet i drejtpërdrejtë për zgjidhjen e konflikteve politike të rajonit. Përkundrazi, është e nevojshme së pari të tejkalohen këto konflikte në mënyrë që të bëhet i mundur zgjerimi”, shkruan në dokument. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori