Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot (e hënë) në takim Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në këtë takim, ministri Gashi e kryetari Latifi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Ndërtimi i palestrës sportive në Rahovec - faza e tretë”.


Memorandumi parasheh se Komuna e Rahovecit do të mbështetet financiarisht më vlerë prej 896,327.50 euro për finalizimin e ndërtimit të palestrës sportive, e cila do shërbejë për sportistët e kësaj treve.

"Në përputhje me zotimet tona si MKRS, do përmbushim mandatin tonë duke krijuar kushte në përmirësimin e infrastrukturës në sport", u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

smajl latifi kujtim gashi

Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

"Pas këtyre investimeve të rinjtë e Rahovecit dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive".

Ndërkaq kryetari i Rahovecit shprehu falënderim të veçantë për ministrin për nënshkrimin e këtij memorandum, duke e konsideruar këtë veprim të ministri Gashi si të shumë pritur për qytetarët e Rahovecit.

Ky lajm pritet t'i gëzojë jashtëmase qytetarët rahovecian, të cilët kanë më shumë se 10 vite që s'mund ta shikojnë nga afër klubin e zemrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app