Lajm i mirë për Kosovën, kapiteni i Sllovakisë rrezikon play-offin shkaku i lëndimit

Kapiteni i Sllovakisë Milan Skriniar ka pësuar lëndim në përballjen ndaj Nottingham Forest dhe pritet të mungojë për katër javë.
Skriniar që ka një përvojë të madhe, pasi ka luajtur për klube si Inter e PSG-ja ishte titullar në përballjen e Ligës së Evropës, por u detyrua ta lërë fushën si pasojë e një lëndimi.
Siç raportojnë mediat turke, në testet e para që ka bërë lojtari është dalë në përfundim se ka dhimbje në këmbë dhe do të nevojitën së paku katër javë për t’u kthyer në fushë.
“Pas testimeve të para të bërë te Milan Skriniar, ai do të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë. Gjendja e mbrojtësit do të bëhet më e qartë pasi të bëhen testimet e radhës të nesërmen”, raporton ndër të tjera gazetari turk Taylan Sedef.
🚨 Maç sonrası yapılan ilk değerlendirmeler, Milan Skriniar’ın en az 3-4 hafta sahalardan uzak kalacağını gösteriyor. Tecrübeli savunmacının durumu, yarın çekilecek MR sonrası netlik kazanacak.
(📎@taylanozansedef) https://t.co/h5Va27PHpc
— FHM Sports (@fhmsportss) February 19, 2026
Një mungesë e mundshme e Skriniar në play-offin e Kupës së Botës do të ishte lajmi më i shkëlqyer i mundshëm për Kosovën, pasi kapiteni është pika më e fortë e Sllovakisë.
Ndërkohë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës për gjysmëfinalen e play-offit të Kampionatit Botëror do të zhvillohet më 26 mars 2026./Telegrafi














































