Lajm i keq për dy yjet e Barcelonës – Hansi Flick po planifikon t’u ndryshojë rolin në fushë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka treguar gatishmëri për të ndryshuar planin e tij kryesor dhe formacionin titullar gjatë javëve të fundit.
Mund të ketë edhe më shumë eksperimente para fundit të vitit.
Së fundmi, Flick ka vendosur të përdorë më rregullisht Gerard Martin si qendërmbrojtës, pasi ka hasur vështirësi në gjetjen e një partneri të qëndrueshëm për Pau Cubarsi.
Në një fazë, Eric Garcia po luante përkrah tij, por tani është zhvendosur përpara në mesfushë, me Flick që i ka bërë të qartë Frenkie de Jong se ai duhet ta fitojë sërish vendin në formacion.
Sipas Cadena SER, Flick tani planifikon ta zhvendosë Raphinhan më në qendër dhe mendon se ai mund të jetë opsioni më i mirë për pozitën numër 10.
Brazilianit pritet t’i besohet ajo rol kundër Osasunës këtë të shtunë, dhe nuk do të ishte aspak befasi ta shohim po aty edhe në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës.

Po ashtu u raportua se Raphinha i ka thënë Flickut disa herë se ishte i gatshëm të luante në atë pozicion.
Flick e ka përdorur këtë opsion në fazat e vona të ndeshjeve në të tretën e fundit të sezonit të kaluar, kur Barcelona po ndiqte rezultatin. Gjatë verës pati zëra se, nëse do të transferonin Nico Williams ose Luis Diaz, atëherë Raphinha do të zhvendosej brenda në mënyrë të rregullt.
Nuk është lajm i mirë për Fermin Lopez dhe Dani Olmo, të cilët kanë konkurruar mes tyre për atë pozicion gjatë 18 muajve të fundit.
Olmo është i dëmtuar deri në fillim të vitit 2026, ndërsa Lopez sapo është rikthyer nga një dëmtim. Pikërisht ai pozicion pas sulmuesit është padyshim vendi ku të dy ndihen më komod./Telegrafi/



















































