LAJMI I FUNDIT:

Lajcak: Takimi i sotëm Hyseni – Gjuriq, hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Lajcak: Takimi i sotëm Hyseni – Gjuriq, hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka folur për takimin e së enjtes në Bruksel.

Në Twitter, ka shkruar se ky takim në kuadër të nivelit të ekspertëve nga Beogradi dhe Prishtina ishte një hap tepër i rëndësishëm drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse që normalizon raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Lajçak gjithashtu ka njoftuar se puna rreth dialogut do të vazhdojë në fundin e muajit gusht.

Në Bruksel, për të zhvendosurit dhe bashkëpunimin rajonal
Lexo po ashtu Në Bruksel, për të zhvendosurit dhe bashkëpunimin rajonal

“Takimi i sotëm Beograd-Prishtinë i nivelit të ekspertëve ishte një hap tjetër i rëndësishëm për procesin drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar Lajçak.

Ky ishte takimi i dytë brenda një jave, në nivel ekspertësh, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për këtë proces, Mirosllav Lajcak.

Kosova në këtë dialog është përfaqësuar nga Skender Hyseni, derisa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Koordinatori i Kosovës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, ka thënë se me palën serbe është duke u negociuar një marrëveshje e përgjithshme.

“Po negociojmë elemente të një marrëveshjeje të përgjithshme, e cila në fund do të jetë marrëveshje ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe që patjetër duhet të rezultojë me normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë- Serbi që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke, njohje të ndërsjellë”, ka deklaruar Hyseni pas takimit që ka zgjatur shtatë orë.

“Bisedimet janë të vështira, nuk janë të lehta, dhe unë nuk jam nga ana që pres që gjithçka të arrihet lehtë, mirëpo jam optimist që mbështetur në tonin e bisedave deri tash, po ecim në drejtimin e duhur. Ende është shumë herët të shfaqim çfarëdo optimizmi dhe hiç e hiç ekzaltim”, ka deklaruar Hyseni.

Ndërkaq, Gjuriq ka thënë se sot u zhvilluan bisedimet “shumë të vështira” u për kthimin e personave të zhvendosur dhe pozitën e tyre. Sipas tij, “212 mijë serbë dhe joshqiptarë” kanë ende një status të pazgjidhur, nga të cilët 196 mijë janë të dislokuar ende në Serbi, 76 për qind e serbëve.

“Sot, ne kemi pasur një përgjegjësi të madhe që në bisedime me Prishtinën të përpiqemi t’i afrojmë qëndrimet tona dhe të krijojmë parakushte institucionale dhe politike që kthimi të bëhet përfundimisht”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriqi gjithashtu ka shtuar se tema e dytë e bisedimeve ishte bashkëpunimi ekonomik:

“Pozita jonë lidhur me këtë çështje është shumë e qartë – ne mendojmë se duhet të liberalizojmë lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve dhe se është e nevojshme të definohen projektet kyç infrastrukturore të cilat duhet te realizohen për t’i përshpejtuar këto lëvizje, siç janë autostrada, hekurudhat”.

Gjuriq tha se ai gjithashtu i tha Hysenit në fytyrë se ishte “lodhur duke dëgjuar gënjeshtra për negociatat për pavarësinë e Kosovës dhe një marrëveshje që do të rezultojë në atë që ju ëndërroni”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori