Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi sa më shpejtë që të jetë e mundur, është shkas i vizitës të cilën planifikon ta bëjë në rajon gjatë ditëve të ardhshme, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Lajçak gjatë kësaj vizite pritet të qëndrojë në Kosovë dhe Serbi.
Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Telegrafin, Peter Stano, zëdhënës i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
Ai ka theksuar se BE-ja është e gatshme të rifillojë dialogu drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, pa vonesë.
“BE është e gatshme të rifillojë dialogu drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, pa vonesë. Për të përgatitur bazat dhe për të diskutuar mbi modalitetet me palët, Përfaqësuesi Special Lajçak planifikon të udhëtojë në rajon në ditët e ardhshme”, ka thënë Stano për Telegrafin.
Zëdhënësi i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka shtuar se për kohën dhe qëllimin e saktë për rifillim të dialogut ju takon palëve që të vendosin.
Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të taksës ndaj që kishte vendosur Qeveria Haradinaj prodhimeve të importuara nga Serbia.
Mirëpo, së fundmi Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti të shtunën mori vendim edhe për heqjen e masës së reciprocitetit e cila ishte vendosur nga ish-kryeministri Albin Kurti, duke i hapur kështu rrugë rifillimit të dialogut.
Kujtojmë se përfaqësues të posaçëm në dialog tani ka edhe SHBA-ja, diplomatin Richard Grenell.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë bërë thirrje për rifillim të dialogut dhe përfundimit të këtij procesi për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja shteteve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!