Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u tha gazetarëve në Bruksel një diplomat nga Shërbimi i Jashtëm që është i njohur me procesin.
“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj”, tha ai.
Siç raportojnë mediat serbe, zyrtari i BE-së ka thënë se Borrell vendosi të ndërmarrë një hap të tillë sepse beson se Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun.
Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.
“Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës”, tha diplomati i BE-së, transmeton Telegrafi.
Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian. Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.
Përfaqësuesi i BE-së më pas emëron përfaqësuesit e tij specialë, përfshirë edhe atë që do të merret me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen më 26 qershor.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, të enjten, i cili ka thënë se dialogu do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Që nga shtatori s’ka pasur takim mes Kurtit dhe Vuçiç-it ndërsa për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçaku zhvilloi në Kosovë të martën dhe në Serbi të mërkurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze