Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar sot lidhur me punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Butikofer në një postim në platformën X shkruan se Lajçak ka qenë një fatkeqësi në punën e tij, gjersa duke ironizuar thotë se shpreson që nuk do t’i turbullojë marrëdhëniet edhe mes Zvicrës dhe BE-së.
“Lajçak ka qenë një ‘fatkeqësi’ në punën e tij të mëparshme…Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”, shkruan deputeti gjerman i PE-së.
Ndryshe, Lajçak është kritikuar nga krerët e shtetit të Kosovës dhe nga njohës të politikës për qasjen e tij të njëanshme në favor të Serbisë në dialogun me Kosovën.
Ndërkaq, në kuadër të rotacioneve të mëdha në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Siç është raportuar Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti. /Telegrafi/
#Lajcak has been an unmitigated desaster in his previous job. Hope he does not mess up relations between Switzerland and EU, too. https://t.co/l4MWijWOMX
— Reinhard Bütikofer (@bueti) April 4, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251