Prodhuesi rus i veturave Lada gjatë vikendit prezantuan konceptin e veturës së tyre të parë elektrike. Kjo veturë quhet e-Largus dhe duket pothuajse e njëjtë sikur një Dacia Logan MCV i vjetër. E gjitha kjo ka kuptim pasi që Largus dhe Logan MCV në fillim praktikisht ishin i njëjti model.

Në fakt, Lada prodhohet na AvtoVAZ e cila pjesërisht është nën pronësinë e Renault, kompania mëmë e Dacia.

Ndryshe nga Dacia, Lada vazhdoi që ta shiste Largus-in, dhe tani janë duke zhvilluar edhe modelin e veturës elektrike, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në fotografi, ajo nga jashtë duket si një Logan MCV, dhe siç duket kjo veturë do të ketë edhe versionin komercial/fugon.

Reklama

ArenaEV raporton se për momentin nuk ka shumë detaje tjera në lidhje me e-Largus, por do të jetë një makinë e cila do të bazohet në rrota të përparme, bateria do të jetë nën dysheme, dhe do të ketë mbështetje për rimbushje CCS.

Reklama

Vetura do të prodhohet në Rusi në fabrikën e AvtoVAZ në Izhevsk, dhe do të ketë modele të ndryshme me numra të ndryshme të gamës. Ka thashetheme se versioni i saj do të ketë një limit të ngasjes deri në 400 kilometra me një mbushje.

Flota e prototipave do të dal në rrugë në vitin 2023, e që do të thotë se një lansim zyrtar i veturës me gjasë nuk do të ndodhë para vitit 2024. /Telegrafi/

Reklama