Këngëtari nga Rahoveci, Labinot Rexha – i njohur për stilin e tij unik dhe praninë aktive në rrjete sociale – ka organizuar të mërkurën një protestë simbolike para ambienteve të Klan Kosovës, me synimin e vetëm: të ftohet dhe të bëhet pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, që pritet të nisë brenda pak javësh.

I shoqëruar nga një grup modest fansash, Labi ka shprehur hapur dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë e spektaklit të shumëshikuar, duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar publikisht që emri i tij të merret në konsideratë nga produksioni.


Megjithatë, protesta nuk ka përfunduar pa pasoja.

Burime për Telegrafin konfirmojnë se këngëtari është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi tubimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht sipas rregullave për organizimin e protestave publike.

Pavarësisht kësaj, Labinot Rexha dhe përkrahësit e tij nuk e kanë fshehur entuziazmin, duke theksuar se shpresojnë që kjo iniciativë të tërheqë vëmendjen e produksionit të BBVK dhe t’i hapë artistit dyert për të qenë pjesë e këtij edicioni. /Telegrafi/


- YouTube youtu.be