Labinot Rexha ka qenë i ftuar së fundmi në dhomën e rrëfimit, ku ka marrë vërejtje nga Vëllai i Madh.

Kjo për shkak të ofendimeve që ia ka bërë banorëve gjatë qëndrimit në shtëpi.


I njëjti u pyet se për kë ndihet më keq dhe përmendi familjen e Londrimit si dhe për rastin me Elijonën.

Foto: Instagram

Këngëtari nga Rahoveci theksoi se do të ketë më shumë sukses në vijim.

Mbetet për t'u parë nëse Labi do të marrë për bazë vërejtjen e Vëllait të Madh.

Ai që nga fillimi ka hedhur akuza e ka bërë ofendime të mëdha në drejtim të konkurrentëve.

Sido që të jetë, po vazhdon të jetë protagonist në çdo ngjarje të këtij formati. /Telegrafi/