Labi - Elijonës: Je gacë e mbuluar, të gjitha vajzat janë kundër teje

Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 nuk kanë të ndalur.
Një nga momentet më të përfolura ka qenë debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt, i cili nxiti reagime të forta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe mes fansave në rrjetet sociale.
Gjatë përplasjeve, Labi i tha Elijonës: “Je gacë e mbuluar. Të gjithë vajzat janë kundër teje. Do të njihesh kur të dalësh. Do ta shohësh vetë".

Elijona nuk qëndroi pa përgjigje: “Ajo flet shumë për mua. Thotë shumë për mua".
Ky debat nxjerr në pah tensionet dhe strategjitë mes banorëve, ku rivalitetet dhe perceptimet e ndryshme shpesh shndërrohen në konfrontime verbale.
Për ndjekësit e spektaklit, ky moment ishte një tjetër provë e lojës së intrigave dhe aleancave brenda shtëpisë, duke bërë që çdo ditë e re të sjellë surpriza dhe debate të reja.
Labi që nga fillimi e ka vënë në shënjestër Elijonën, duke i përmendur gjëra nga jashtë. /Telegrafi/
















































