La punën dhe 93 eurot e fundit i investoi në ëndrrën e tij, sot fiton 40 mijë në muaj (Foto)
Emri i tij është John Ward, i ka 33 vjet dhe është dëshmia më e mirë se gjithçka mund të arrihet në jetë, nëse keni ndonjë ëndërr të cilën gjithmonë keni pasur dëshirë ta jetësoni, shkruan Daily Mail.
John kishte dhënë dorëheqje nga puna e tij në Sidney, dhe 93 eurot e fundit që i kishte i investoi në atë që gjithmonë kishte dashur të bëhet – bloger, transmeton Telegrafi.
Ai duke udhëtuar deri më tani ka fituar afro dy milionë euro, kurse karrierën e filloi si një turist që të gjitha gjërat e nevojshme i barte në çantën e shpinës. Sot, udhëtimet e tij kushtojnë shumë.
John jeton nga reklamat në blogun e tij, kurse gjatë udhëtimeve viziton vendet për të cilat dikur kishte ëndërruar dhe pretendon se jeta e tij është si ajo në ëndrra.
“Kam hequr dorë nga puna ime në Sidney pasi kisha dëshirë të udhëtojë nëpër botë dhe të bëhem bloger. Kur më janë lajmëruar kompanitë e interesuara për reklamim, mendoja se miqtë po tallen me mua. Por, për fat të mirë sot kemi bashkëpunim të ngushtë. Flejë nëpër vende të ndryshme të botës, punojë dhe argëtohem gjithkund, zgjohem në orë të çuditshme që të arrij në kohë në aeroport që të mos i humbi fluturimet”, ka deklaruar ai.
Ai është lindur në Irlandë, por prindërit e tij ishin zhvendosur në Irlandën e Veriut kur ai ishte fëmijë. Ata ishin të varfër dhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, prindërit nuk mund t’i siguronin të holla për udhëtime të ndryshme nëpër botë.
Por, pasi përfundoi fakultetin vendosi të marrë pjesë në testimin medicinal të barnave, në mënyrë që të mbledh para për udhëtime, duke marrë parasysh faktin se nuk ka mundur të llogarit në ndihmën e nënës dhe babait.
“Testimi i barnave ka qenë mënyra e vetme që të mbledh shuma të majme për një kohë të shkurtër. Pas kësaj pune, kam punuar në kampe verore me fëmijë që kanë probleme të realizojnë fluturime në Amerikë, gjë që më ka ndihmuar të vizitojë shumë vende. Pasi vija nga një familja e varfër, pas përfundimit të studimeve më është dashur të punojë shumë. Ndoshta kjo edhe është arsyeja pse kam marrë pjesë në testimin e barnave dhe kam dhënë gjuhën e letërsisë angleze në Tajlandë”, ka shtuar ai.
Por, ideja që të fitojë shumë para i ra në kokë derisa punonte në Sidney, kurse me paratë që i fitonte paguante biletën njëdrejtimëshe për në Zimbabve.
Ai pranon se reklamat në blog i kanë mundësuar të udhëtojë nëpër gjithë botën dhe të fitojë afro dy milionë euro. Për fillimin e këtij biznesi, përveç biletës së aeroplanit i janë nevojitur vetëm 100 dollarë, të cilat ia kishte dhënë një të riu nga Filipinet që t’ia dizajnoj blogun.
“Fillova punën me blog, dhe Brenda një kohe të shkurtër fitoja katër mijë euro në muaj. Më pas fillova punën në disa blogje tjera, ku punësova njerëz tjerë që shkruanin shpejt dhe më sillnin shuma marramendëse në muaj – deri në 40 mijë euro”, pretendon John. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë – zvarraniku e hudh në tokë
Rrufeja godet majën e vullkanit – shikoni videon mahnitëse nga Guatemala
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak