LAJMI I FUNDIT:

Kyuchyuk: Procesi i negociatave në mes BE-së dhe RMV-së ende nuk ka filluar

Kyuchyuk: Procesi i negociatave në mes BE-së dhe RMV-së ende nuk ka filluar

“Nëse lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski fushatën e tij e udhëheq me qëndrime kundër Bullgarisë dhe i kundërshtohet përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e vendit, kjo do ta bllokojë rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.

Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar dhe raportues në Parlamentin evropian për vendin, Ilhan Kyuchyuk.

“Procesi i negociatave mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka filluar, pasi pritet të përfundojë skriningu, i cili do të zgjat një kohë të caktuar. Nga përvoja bullgare e dimë se kjo zgjat nga një vit e gjysëm deri dy dhe duhet të jepen vlerësimet për këtë skrining”, thotë Kyuchyuk për televizionin bTV nga Sofja.


Ai thekson se “propozimi francez” për zhbllokimin e eurointegrimit të vendit paraqet propozim të Bashkimit Evropian, pasi u pranua me konsenzus nga të gjithë anëtarët e BE-së, e mori edhe përkrahjen e nevojshme politike, si në Kuvendin e Bullgarisë, ashtu edhe në atë të Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me “propozimin francez”, negociatat e vendit sipas kapitujve duhet të fillojnë pas përfundimit të procesit të skriningut, por edhe pas përfshirjes së bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës mes popujve tjerë që jetojnë në shtet.

“Për fat të keq, në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ‘propozimi francez’ u pranua vetëm me votat e partive në pushtet dhe një pjesë të atyre opozitare. Partia më e madhe opozitare në mënyrë kategorike iu kundërshtua këtij propozimi dhe paralajmëroi se nuk do të votojë për ndryshimet e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e tyre. Kjo, do të thoja, është zhvillim shumë pikëllues i ngjarjeve”, shtoi Kyuchyuk.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori